11 të vdekur në Kosovë nga COVID-19, njëri prej tyre nga Prizreni

0
529
Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.501 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 364 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 101.517 raste nga 500.112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.072 raste të vdekjes.

Leave a Reply