De Rossi zbulon këshillën e Allegrit për ndeshjen me Leverkusen: Roma ka vetëm një defekt!

0
126

Daniele De Rossi shfaqet me kokën lart në konferencë pas ndeshjes së barazuar nga Roma e tij 1-1 në Olimpico ndaj Juventus. Trajneri i verdhekuqve u shpreh se ndjehet i lumtur dhe krenar me paraqitjen e të besuarve të tij që në këtë pikë të sezonit po sakrifikojnë shumë, por gjithnjë duke dhënë maksimumin në fushë. De Rossi, theksoi se nëse ka një aspekt që skuadra e tij duhet të përmirësojë, është i të mos u ndrojturit pas një rasti apo goli të kundërshtarit.

“Unë ndjehem shumë i lumtur dhe krenar për skuadrën, sigurisht barazimet nuk na kënaqin gjithmonë. Por, sjellja e djemve në fushë është për t’u vlerësuar, duket që kanë dëshirën për të arritur gjëra të mëdha. Nuk tërhiqen kurrë pas. Janë katër apo pesë lojtarë që prej momentit që kam ardhur unë që mund të kenë luajtur 10.000 minuta. Zhvilluam një ndeshje të bukur, por mos harroni se edhe Juventusi është i fortë.

Kemi një difekt të vogël mbi të cilin duhet të punojmë, skuadra është pak e ndrojtur në momentin që pëson një gol apo kur kundërshtari krijon ndonjë mundësi shënimi. Na ndodhi në Napoli dhe u përsërit me Bayer Leverkusen. Duhet të kuptojmë që edhe pas një goli të pësuar, fusha është po e njëjta dhe kundërshtarët janë ata që ishin edhe para golit.

Ndeshja me Leverkusen dhe këshilla e Allegrit? Duhet të besojmë, të mendojmë sikur është diçka e lehtë. Ne kishim raste me Leverkusen, zotëruam topin në masën 60%, nuk ka nevojë të nxitohemi pasi janë dy gola për t’u përmbysur dhe jo pesë. I kërkova një këshillë edhe Allegrit dhe më tha se goli mund të shënohet edhe në minutën e 60. Në atë ndeshje duhet të jemi shumë energjikë, por edhe inteligjent duke ditur se ndeshja zgjat për shumë minuta”, u shpreh De Rossi./SS

Leave a Reply