ZRRE-ja nuk përjashton mundësinë e rritjes së çmimit të rrymës

0
261

Kryesuesi bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Zejnullahu, vlerëson se aktualisht situata me furnizim është stabile, mirëpo ai nuk ka përjashtuar mundësinë që kjo të ndryshojë, e me këtë edhe tarifat.

Zejnullahu pas takimit që pati të martën me grupin parlamentar të AAK-së, tha se nëse rryma shtrenjtohet, aëtherë edhe tarifat duhet të rishikohen.

“Ne në përfundim të vitit të kaluar e kemi hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm dhe e kemi përmbushur në shkurt të këtij viti. Deri më tani nuk janë plotësuar kërkesat ose kriteret ligjore për një shqyrtim tjetër të jashtëzakonshëm. Prandaj kjo është përgjigja që mundem me dhënë deri në këtë moment. Por përjashtim nuk bëhet, pasi (tarifat v.j.) nuk varen prej ZRrE-së”, theksoi ai.

Një mundësi të tillë të paralajmëruar nga ai, e kundërshtoi shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Si grup parlamentar e kemi kundërshtuar çfarëdo ngritje të çmimit të energjisë. Qytetari i Kosovës më nuk ka mundësi me përballu një ngritje të energjisë. Neve na u ofruan informacione të sakta të raportit mes importit dhe eksportit. Mirëpo na u dhanë edhe argumentet se situata mundet të vështirësohet. Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë, nuk duhet të ketë ngritje të çmimeve, pasi qytetari nuk mund ta përballojë”, tha ai.

Tarifat e energjisë elektrike ndryshuan në shkurt. Pas pak ditësh ato u pezulluan me vendim të gjykatës, por Supremja i ktheu në fuqi. Familjet që shpenzojnë mbi 800 kilovatë orë në muaj, do të paguajnë për trefish më shumë.

Qeveria ka ndarë një shumë të mjeteve për të subvencionuar familjet.

Leave a Reply