Pse Dybala nuk mori numrin 10 te Roma? Përgjigjen e misterit e ka Totti!

0
402

Paulo Dybala pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Romës në orët e ardhshme teksa vendimtare në këtë tratativë ishte ndërhyrja e trajnerit të verdhekuqve Jose Mourinho. Portugezi komunikoi personalisht me 28-vjeçarin duke e bindur se skuadra romane në sezonin e ardhshëm mund të pretendojë objektiva madhorë.

Sakaq, të gjithë prisnin që Dybala te Roma të trashëgonte fanellën me numrin 10 që lidhet me legjendën e përjetshme të klubit, Francesco Totti. Mirëpo, sulmuesi zgjodhi numrin 21 që e ka veshur edhe te Juventus e Argjentina ndërsa të shumta ishin pyetjet se pse Dybala nuk e mori numrin 10 kur vetë klubi ia ofroi.

Këtij misteri, i është përgjigjur së fundmi, Gazzeta Dello Sport që ka rikthyer në skenë një episod të ndodhur në muajin maj ku Francesco Totti dhe Dybala luajtën së bashku në një ndeshje bamirësie. Media prestigjioze italiane zbulon se të dy patën një bisedë në fushë ku Dybala i ka thënë Tottit se nuk e merr 10-tën pasi fillimisht duhej ta meritonte atë.

“Nëse ndodh që unë të firmos për Romën, do të vesh fanellën me numër 21 sepse 10-tën tënde fillimisht duhet ta meritoj në fushë dhe më pas mund ta mendoj si mundësi për ta marrë”, ishin fjalët e Dybala në drejtim të Tottit.

Leave a Reply