Zhuri dhe Vlashnja të rreshtuar përkrahë Çlirimtarëve

0
563

Zhuri dhe Vlashnja të rreshtuar përkrahë Çlirimtarëve, i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatëve për Deputet nga radhët e Nismës Socialdemkorate në Prizren, thuhet në njoftimin e Nismës.

“Kandidati për Deputet, Zafir Berisha, në këtë takim tha se ekipi i NISMA Socialdemokrate në Prizren është ekip përfaqësues i frymës socialdemokrate, andaj rreshtimi dhe angazhimi i të gjithëve rreth Çlirimtarëve është garancë e realizimit të projektit tonë për mbrojtje të shtetit dhe vlerave tona kombëtare.

Kandidatët për Deputet, Albulena Balaj – Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha dhe Leart Batusha, duke i falenderuar të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme, në takim thanë se NISMA është mundësia më e mirë për të gjithë ata që duan të rreshtohen përkrahë Çlirimtarëve dhe të kontribuojnë për një shtet të fortë dhe me vlera të larta kombëtare”, thuhet në njoftim./04 Online

May be an image of 1 person dhe tekst
May be an image of 1 person dhe tekst

Leave a Reply