Zhegrova barazon një rekord të veçantë në Serie A

0
36

Edon Zhegrova ka regjistruar një statistikë të veçantë në Serie A, pavarësisht se nuk arriti të shënonte në barazimin 1-1 të Juventusit ndaj Cagliarit.

Futbollisti kosovar u aktivizua në fillim të pjesës së dytë dhe regjistroi pesë goditje në kuadratin e portës, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rrezikshëm të skuadrës torineze.

Sipas “Tuttomercatoweb”, që nga sezoni 2004/05, asnjë futbollist i aktivizuar nga banka rezervë nuk ka regjistruar më shumë se pesë goditje në kuadratin e portës në një ndeshje të vetme në Serie A.

Këtë rekord më parë e kishin arritur Luis Muriel dhe Lautaro Martinez.

Paraqitja e Zhegrovës konfirmon rëndësinë e tij si alternativë në repartin ofensiv të Juventusit./04 Online/