Nëndega e LDK-së në Lugishtë të Hasit ka zgjedhur kryetarin e ri, kryesinë e re dhe dy delegatët për Kuvendin e Degës.
Kemajl Gegollaj ka marrë besimin e delegatëve të pranishëm për tu zgjedhur kryetar i kësaj nëndege, shkruan 04 Online.
“Kuvendi i Nëndegës së LDK-së “Lugishta e Hasit” në Prizren zgjodhi për kryetar Kemajl Gegollaj, kryesinë dhe dy delegatët për Kuvendin e degës së LDK-së në Prizren.
Me Kemajlin dhe kryesinë e Nëndegës do të vazhdojmë angazhimin për fitoren e Lidhjes Demokratike në Prizren. Fryma e fitores është në secilën nëndegë, andaj LDK është alternativa e vetme për Prizrenin”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Prizren./04 Online