Zgjedhjet lokale në Shqipëri: Fushata në rrjetet sociale vs. votat

0
155

Një studim i Meriton Nagavcit nga Pikasa Analytics për zgjedhjet lokale në Shqipëri në rrjetet sociale ka nxjerrë një përfundim interesant se si rezultatet e zgjedhjeve përkojnë me reagimet e audiencës në rrjetet sociale.

Për qëllimet e kësaj analize, Pikasa monitoroi faqet zyrtare të kandidatëve për zgjedhjet vendore në Shqipëri në rrjetet sociale, në veçanti nga fillimi i kampanjës deri një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

“Kjo analizë, veç faktorëve të tjerë, tregon përgjithësisht se rrjetet sociale mund të jenë një tregues për preferencat e votimit krahasuar me reagimet e audiencës në postimet e shpërndara në faqet zyrtare të kandidatëve. Vërehet një indikacion se interesimi i audiencës në rrjetet sociale sipas numrit mesatar të reagimeve për post përputhen në proporcion me votat. Ky konkluzion i përgjithshëm zbatohet edhe në të dyja rastet, kur kryetarët aktualë të bashkive apo kandidatët e rinj fituan zgjedhjet”.

Në këtë analizë thuhet se në bashkitë ku rezultatet u deklaruan si “befasuese” nga opinioni, rrjetet sociale dëshmuan të kundërtën, pra të njëjtën tendencë me votat (si p.sh. kandidatët në Tropojë, Shkodër dhe Kavajë). /Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here