Zafir Berisha kujton se si kishte ra në pritë të ushtrisë serbe para 23 viteve

0
623

Ish-Komandanti i UÇK-së në zonën e Prizrenit, Zafir Berisha, ka shpalosur kujtime të 23 viteve më parë kur kishte ra në pritë të forcave serbe jashtë zonës së lirë.

Berisha ka kujtuar se beteja e 7 korrikut e realizuar në vendin e quajtur “Laku i Billushës” njihet si betejë ku focrat e okupatorit serbë kishin shënuar humbje të mëdha.

“Vitet ikin, kujtimet mbesin!
Para 23 viteve, me 7 korrik 1998 gjatë një aksioni që kishim ndërmarrë jashtë zonës së lirë të UÇK-së, së bashku me Lumni Berishën-Hanci dhe Besmir Shalën biem në pritë të forcave serbe që udhëhiqeshin nga komandanti i policis serbe në Prizren, Shekiq!
Pas disa orë luftimesh me forcat serbe që u zhvilluan te vendi i quajtur “Laku Billushës”, forcat okupuse serbe me humbje të mëdha dhe të turpëruar u detyruan të zbrapsen nga kishin ardhur.
Luftimet e 7 korrikut mobilizuan edhe më shumë djemë e vajza të Komunës së Prizrenit në radhët e UÇK-së, të cilët më 16 korrik (dhe shumë beteja tjera) do t’i përballojnë me sukses luftimeve që u zhvilluan në Tusuz, Hoqë e Qytetit dhe te Laku i Billushës, ku në këtë betejë me një pjesë të Policisë Ushtarake dhe disa ushtarë të Kompanisë së fshatit Kushtrim (Billushë) në vendin e quajtur Kullat e Hoqës arritëm t’i dalin nga prapa forcave të armikut dhe me një sulm të furishëm i detyruam këto forca, që në panik dhe me humbje të ikin drejtë Prizrenit, për të vazhduar edhe shumë beteja dhe aksione kundër okupimit serbë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Forcat serbe organizuan njësitet elite të tyre që me çdo kusht të më likuidonin, duke ngritur kurthe dhe prita të ndryshme, të cilat u treguan të pasuksesshme.
Lufta për lirin e Kosovës vazhdoj me shumë beteja në Prizren e kudo në Kosovë deri në çlirimin e plotë të vendit me 12 qershor 1999, ku përfundimisht ju dha fund sundimit shekullor sllavê në tokat tona.
Me respekt i kujtoj gjithë ata luftëtar trima, disa prej të cilëve sot janë heroi të Kosovës!”, ka thënë Berisha./04 Online

Leave a Reply