Ylli Limani dhe Fifi krijojnë melodinë e muzikës përfaqësuese të Qipros në Eurovision

0
353

Këngëtarja dhe kantautorja Filloreta Raçi së bashku më këngëtarin Ylli Limani kanë zbuluar se kanë pregatitur melodinë e muzikës përfaqësuese të Qipros në Eurovision. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ylli në një postim në Instagram.

Unë dhe Fifi krijuam melodinë për këngën e Qipros në Eurovision 2022, përkrah shumë emrave të mëdhenj të muzikës evropiane”, ka shkruar ai.

Kënga përfaqësuese e Qipros mban  titullin “Ela” dhe është interpretuar nga këngëtarja Andromache.

Yll Limani dhe Filloreta Raçi janë dy këngëtarë dhe kantautorë që kanë bërë shumë tekste dhe melodi për shumë këngëtarë shqipëtarë. Eurovision do të mbahet në Torina, Itali, në datat 10,12 dhe 14 Majë. Ronela Hajati është përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2022 me këngën “Sekret”.

Leave a Reply