Votat në nivel vendi: VV e para, LDK e PDK e treta, diferenca është tejet e ngushtë mes 3 partive!

0
428

Sipas Eugen Cakolli nga KDI, rezultati i zgjedhjeve të djeshme lokale në nivel nacional, vota për Asamble, i nxjerr me rezultat të ngjashëm, me nga 22 për qind tri parti: VV, LDK dhe PDK.

Postimi i plotë:

Nëse merren votat për kuvendet komunale, që përfaqësojnë votën popullore në nivel vendi, atëherë shihet se rezultati mes subjekteve politike është tejet i ngushtë.

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë në nivel vendi me 22.5%, pasuar nga LDK me vetëm 0.03% më pak.

Pas tyre radhiten PDK me 22%, AAK me 11.9%, Lista Serbe me 7.6%, NISMA me 2.5%, AKR me 1.2% dhe subjektet tjera me 9.7%.

Leave a Reply