Vitamina B3 është arma më e re në shkatërrimin e superbaktereve

0
42

Dozat e mëdha të vitaminës B3 rrisin efikasitetin e neutrofileve, qelizave të bardha të gjakut, të cilat i hanë dhe i shkatërrojnë bakteret e dëmshme dhe me kështu forcojnëimunitetin, zbulon studimi.

Vitamina B3, më saktë një nga format e saj, nikotinamidi rrit aftësinë e imunitetit që të luftojë më lehtë me bakteret stafilokok, kanë zbuluar shkencëtarët amerikan nga Instituti Linus Pauling nga Universiteti Oregon.

Shkencëtarët vitaminën B3 e kanë testuar në infeksionet e stafilokokut, siç është MRSA potencialisht vdekjeprurës, stafilokoku i artë i qëndrueshëm në një spektër të gjerë antibiotikësh, shkruan BBC.

Dozat e mëdha të vitaminave rrisin efikasitetin e neutrofileve, qelizave të bardha të gjakut, të cilët hanë dhe shkatërrojnë bakteret e dëmshme. Burimi kryesor i kësaj

vitamine janë mishi, vezët, qumështi, peshku, patatja, perimet e gjelbra dhe tharmi.

“Edhe pse antibiotikët janë të shkëlqyeshëm, gjithnjë e më shumë baktere janë rezistente në ta, veçanërisht MRSA ose Staphylococcus aureus. Ky zbulim do të mund të ndihmojë në mënyrën e re të trajtimit të stafilokokutme stimulimin e përgjigjes më të fortë imunologjike”, – ka theksuar një nga hulumtuesit, profesor Adrian Gombart.

Neutrofilet janë linja e parë e mbrojtjes kundër infeksioneve në gjak, prandaj edhe pse janë të nevojshme hulumtime tjera, nuk shoh arsye pse vitaminën B3 nuk do ta përdorim menjëherë tek të sëmurët, ka përmendur profesor Mark Enright nga Universiteti britanik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here