Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time gjatë fushatës vitin e kaluar

0
50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar lidhur me sulmin që ndodhi në Skenderaj disa ditë më parë, ku u akuzua kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, për sulm ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani dhe aktivistin Bahri Zabeli. 

“Nuk është se kam kontakte të PDK-së, mund të kem me ndonjë anëtar të thjeshtë përveç me kryetarin e ri Bedri Hamza. Me datën 31 janar të vitit 2025, u synua pamundësim i tubimit të LVV-së në Skenderaj. Kjo ishte në fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kryetari i Komunës së Skenderajt me veturë zyrtare ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën zyrtare. Aty kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja ime e afërt. A mendoni se ka pasur diçka me dikë prej truprojave të mija, vetëm atëherë do të mund të themi se  ka pasur me mua. Më pastaj ka proces policor për këtë por nuk është arrestuar për këtë ndonëse ka pasur tentim për të shkaktuar rrezik”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së. 

Ai ka thënë se Mehani është “djalë trim që qarkullon lirshëm në Skenderaj pavarësisht se ka kërcënime”. 

“Tash kur është ndodhur në të njëjtën hapësirë me kryetarin e komunës dhe me disa komunarë të tjerë ata e kanë sulmuar fizikisht. Ka dëshmitarë për këtë gjë dhe incizime për këtë. Tash do të shohim sa do të dënohen për këtë gjë”, ka thënë Kurti. 

Sa i përket kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza, Kurti ka thënë se ka pritje të mëdha, por ka mbetur i zhgënjyer. 

“Më kryetar besoj se ishte Memli Krasniqi se që është Bedri Hamza”, tha Kurti. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here