Vidhet vula në zyrën e Gjendjes Civile në Gjonaj të Prizrenit

0
116
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është vjedhur një vulë në zyrën e Gjendjes Civile në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Një zyrtar i Zyrës së Gjendjes Civile ka raportuar se në intervalin kohor nga 16 shkurt deri 21 shkurt, të dyshuar janë futur në objekt dhe kanë vjedhur një vulë.

Policia po e heton rastin.

“Fsh. Gjonaj, Prizren 16.02.2023-21.02.2023 – 15:30-08:30. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i zyrës së Gjendjes Civile në fsh. Gjonaj, Prizren ka raportuar se në intervalin e lartcekur kohor, të dyshuar deri më tani të panjohur, kanë thyer një xham të zyrës së Gjendjes Civile, kanë hyr brenda dhe nga aty kanë vjedhur një vulë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Leave a Reply