Haradinaj: Të hënën Kosova mund ta mbyll marrëveshjen me Serbinë, veç Rusisë nuk i konvenon marrëveshja

0
114

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me pranimin e planit franko-gjerman, Kosova mund ta ndihmoj koalicioni global kundër Rusisë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kreu i AAK-së ka thënë se me planin franko-gjerman, Kosova ecë përpara në planin e sigurisë.

“I vetmi vend në botë është Rusia. Ajo s’ka asnjë interes që të ketë marrëveshje Kosovë- Serbi dhe ata duan që kjo çështje të jetë e hapur, për destabilizim në interes të tyre”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova mundet të hënën me mbyll marrëveshjen.

“Kosova mundet menjëherë me shtu një komponent kësaj marrëveshje, ajo është financiare dhe ekonomike. Është një moment i mirë që Qeveria t’i kërkoj Amerikës dhe BE-së edhe ndihmë financiare edhe invetime dhe përkrahje ekonomike për të zbatuar jo vetem ligjin në veri, por që Kosova mos të bartë gjithë aspektin financiar për veriun”, ka theksuar ai.

Leave a Reply