Vidal nxjerr jashtë loje danezin, Interi pret ofertën e duhur

0
300

Vidal është zyrtarisht futbollist i Interit, por pyetja që bëhet në këto momente është: çfarë do të bëhet me Christian Eriksenin? Një pyetje e qartë, por që nuk mund të ketë një përgjigje. Që danezi nuk është lojtari ideal për Conten, është vërtetuar me kohë. As nuk mund të mohohet fakti që janarin e kaluar ai mbërriti te ziklatrit për rolin që ishte prenotuar fillimisht për kilianin. Barcelona, ​​në fakt, po kërkonte pak a shumë 20 milionë euro, aq sa Tottenhami për Eriksenin.

Interi preferoi të investonte në një lojtar me një profil shumë të lartë, si kiliani, por që ishte 5 vjet më i ri. Ishte një zgjedhje e vështirë për të kontestuar, por faktet tregojnë se Erikseni nuk u bë kurrë protagonist nën urdhrat e Contes. Nëse trajneri puljez nuk i ka besuar fanellën e titullarit (rolin e protagonistit) ende pa mbërritur Vidali, çfarë mundësish do të ketë danezi për të zënë një vend në formacion tani që “luftëtari” është në Milano? Mundësi minimale.

Nëse vjen një ofertë e përshtatshme, drejtuesit e Interit nuk do të hezitojnë, do ta shesin danezin. Problemi është se, deri më tani, nuk ka mbërritur dhe nuk ka as shenja serioze që mund mbërrijë oferta e duhur për 28-vjeçarin.

Ndoshta diçka do të ndryshojë në ditët e fundit të merkatos. Për shembull, disa klube papritmas mund të gjenden në emergencë dhe, në atë moment, Eriksen do të ishte me të vërtetë një mundësi. Sidoqoftë, me kushtet e Interit. Kjo do të thotë një shitje përfundimtare, ose një huazim me detyrim blerjeje për një shumë totale që lejon një fitim kapital krahasuar me 27 milionë të investuar në janar./SS

Leave a Reply