Vetaksidentohet një veturë në Gjonaj të Hasit, lëndohet një person

0
318

Për shkak të pakujdesisë në vozitje dyshohet se një vozitëse femër e ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës.

Vetaksidenti ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Hasit. Me lëndime trupore ka përfunduar një mashkull i cili ishte pasagjer në këtë veturë, e të cilit ju ka ofruar tretmani mjekësor.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare duke drejtuar automjetin e saj nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar (pasagjer ) i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply