“Unë e ndala ndarjen”, Haradinaj thotë se askush s’mund ta kthejë atë ide në tavolinë

0
407

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është ai i cili e ka ndalur përfundimisht ndarjen e Kosovës, gjatë kohës sa ishte Kryeministër.

Haradinaj ka thënë se ndarjen më askush s’mund ta kthejë në tavolinë.

“Pengimin e ndarjes së Kosovës e kam kry unë në kohën tim. Nuk është më në tavolinë, s’mund ta rikthejë askush”.

Haradinaj te “Çim Peka Live”, ka folur edhe për Kurtin dhe raportet e tyre jo aq të mira.

I pari i AAK-së ka theksuar se Kurti nuk e kërkoi asnjëherë ndihmën e tij, por përkundrazi, tha se i është qasur në mënyrë ofenduese.

“Z. Kurti nuk e ka kërku ndihmën time. Përkundrazi, ka pasur qasje ofenduese ndaj meje. Ka marrë një vendim, pastaj më ka thirrë dhe më ka njoftu. Pas zgjedhjeve pata deklaru që jam i gatshëm me përkrah qeverinë e re në temat e interesit nacional. Z. Kurti është vetëkënaq”.

Leave a Reply