UÇK-së dhe gjaku i derdhur për liri, janë ADN e shtetit të Kosovës!

0
1562

UÇK-së si guerilja më e suksesshme e shekullit 20, ishte edhe si rezultatë i shqiptarëve që erdhën nga e gjithë bota dhe kapën armën për t’i dhën fund sundimit serbo-sllavë në tokat shqiptare e që me luftën e drejtë bënë që kauza e saj e drejtë të mbeshtetet edhe nga aleanca e Nato-s!

Lufta e lavdishme e UÇK-së dhe Nato-s ishte lufta që mbrojti civilizimin evropian dhe rendin demokratik në botë, e cila u rrezikonte nga shteti gjenocidal i Serbis, ku kjo e fundit po vazhdon me ndihmën e Rusis dhe ndonjë aleati me ndëgjegje të vrarë që përmes njëfar gjykate në Hagë, përmes të cilës tentohet të njëlloset lavdia dhe nami i UÇK-së dhe mbeshtetësve të saj…!

Shumë vende nëpër botë, disa edhe në kontinentin e Evropës kanë probleme të brendëshme me shkeljen e të drejtave elementare të popujve (pakicave kombëtare), prandaj me vetëdije përfaqsuesit e tyre politik e institucional janë rreshtuar kundër suksesit të luftës së UÇK-së, e cila herët apo vonë ka me u marrur si model i suksesēshëm historik i luftës për liri.
Nga droja e këtij fakti të pakonteshtueshëm historik të UÇK-së, disa vende janë bërë pjesë e betejës poltike e diplomatike që përmes gjykatës së Hagës të njëllosin vlerat çlirimtare të UÇK-së, me iden për ta parandaluar modelin e suksesëshëm të kësaj lufte në vendet e tyre!

Serbia duke ditur se është fajtore për gjenocidin në Kosovë, me ndihmën e Rusis, përdori një senator zvicerran (Dick Marty) dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës dhe arriti të miratoj një “Rezolutë” në Këshillin e Evropës, me fakte e dosje të fabrikuara nga shërbimet sekrete serbe dhe argatët e tyre në Kosovë për ta njëllosur luftën e UÇK-sē dhe bartësve të saj!

Idea e Serbis dhe mbështetësve të saj është që mundësishtë ta kriminalizoj luftën çlirimtare të UÇK-së, dhe ta barazoj me luftën gjenocidale që ka bërë vetë në Kosovë, për me mujtë pastaj me përfituar diçka nga humbja dhe goditja e madhe që ka marrur nga lufta e lavdishme e UÇK-së.

Shkruan: Zafir BERISHA

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply