Ilir Daja i këndon Adem Jasharit pas arritjes madhështore (VIDEO)

0
374

Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani ka shkruar historinë në futbollin kosovar. Skuadra portokallezi ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve në UEFA Conference League, duke u bërë klubi i parë nga Kosova që arrin në këtë nivel të garave evropiane.

Ballkani, të enjten në mbrëmje, në stadiumin e stërmbushur “Fadil Vokrri” në Prishtinë e ka mposhtur kampionin e Maqedonisë së Veriut, klubin shqiptar, FC Shkupi, me rezultat 1:0. Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është kualifikuar tutje me rezultatin e përgjithshëm pas dy ndeshjeve, 3:1. 

Këtë sukses suharekasit e arritën qysh në debutimin e tyre në garat evropiane. 

Në Suharekë është festuar deri në mëngjes, e nuk ka munguar as trajneri, Ilir Daja, i cili është parë duke kënduar këngën e njohur kushtuar Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

@04online

Trajneri Ilir Daja i këndon Adem Jasharit pas arritjes madhështore 📷 📷

♬ original sound – 04online

Leave a Reply