U turpëruan në miqësore ndaj Arsenal, Tuchel vendos alarmin: Lojtarët e kanë mendjen te merkato!

0
372

Edhe pse bëhet fjalë për thjesht një ndeshje miqësore, pas disfatës me rezultatin 4-0 ndaj Arsenal, këmbanat e alarmit kanë nisur të bien për Chelsean. “Blutë e Londrës” u shfaqën të pafuqishëm përballë “Topçinjve” të cilët dominuan takimin ndërsa trajneri Thomas Tuchel ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja e lojtarëve në fushë ndërsa pretendon se ata e kanë mendjen te merkato dhe mundësia për t’u larguar nga Chelsea.

“E vërteta është se ne nuk jemi të mirë mjaftueshëm, ishte e qartë se nuk ishim konkurrues në fushë. Ajo që më shqetëson është fakti se Arsenal ishte shumë më mirë se në pjesën e dedikimit, mentalitetit por edhe fizikisht.

Ndoshta, mungesa e përkushtimit vjen edhe sepse lojtarët kanë në mendje të largohen dhe nuk janë të përqëndruar. Por, unë me stafin duhet të punojmë që të dalim nga kjo situatë, e cila të them të vërtetë “djeg” shumë”, u shpreh Tuchel./SS

Leave a Reply