Napoli evitoi humbjen kundër Barcelonës, sfidë ku Francesco Calzona debutoi si trajneri i kampionëve të Italisë.
Pas barazimit 1-1 në “Diego Maradona”, rezultat që mban Napolin në lojë për një biletë në çerekfinalet e Champioms League, ai u shpreh:
“Kemi shumë punë për të bërë, por komplimente skuadrës. Djemtë rigjetën dëshirën për të luftuar.
Hodhëm hapa para në aspektin taktik, më pëlqeu edhe guximi për fitore në minutat e fundit.
Ky është një sinjal i mirë. Zakonisht skuadrat bien fizikisht në minutat e fundit, por ne patëm shpirtin e duhur.
Çfarë nuk më pëlqeu? Kishte momente kur ishim disi të rrëmujshëm, por nuk mund të bëjmë mrekulli në vetëm dy ditë.
Më gëzon shumë dëshira që treguam për të luftuar e fituar përballë një kundërshtari të fortë dhe të rrezikshëm“, u shpreh trajneri i Napolit./SS