Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” ka paralajmëruar mbajtjen e protestës së 14-të kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Protesta do të mbahet sërish sonte, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke nisur nga ora 21:00.
Kjo protestë është pjesë e tubimeve të përditshme të organizuara nga kjo iniciativë, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.















































