Carlo Ancelotti po shqyrton një ndryshim në formacionin e Brazilit për ndeshjen e radhës ndaj Australisë, duke planifikuar ta aktivizojë Raphinhan si sulmues qendre.
Sipas “Globoesporte”, përmes “MARCA”, trajneri italian dëshiron të përfitojë nga forma e mirë e yllit të Barcelonës, i cili këtë sezon është përdorur si numër 9 edhe nga Hansi Flick.
Raphinha ka shënuar 14 gola për Barcelonën, 12 në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka dhënë edhe tri asistime.
Brazili do të përballet me Australinë të martën, në kuadër të një tjetër ndeshjeje miqësore./04 Online/















































