Turqit s’garantojnë votë për Kurtin, presidentes i japin dritë jeshile!

0
352

Përfaqësuesit turk në Kuvendin e Kosovës, Fikrim Damka dhe Fidan Jilta duket se janë ‘hidhëruar’ me institucionet e Republikës rreth vendosjes së ambasadës në Jeruzalem.

Kjo pakënaqësi e tyre u shfaq pas takimit që zhvilluan me Vjosa Omsanin dhe Albin Kurtin, në Kuvendin e Kosovës.

Madje, Partia Turke (KDTP) nuk ka dhënë sinjal pozitiv se do ta votojë Qeverinë Kurti, derisa kanë konfirmuar se do të qëndrojnë në sallë për votimin e presidentes.

“Ne do të  ballafaqohemi me këtë sfidë. Do të përcjellim këtë sfidë në qeverisjen e ardhshme por varet nga vullneti i Qeverisë se si do të merr masa për këtë çështje. Ne si dy deputetë do të jemi pranë që të ketë zgjidhje të përbashkët me BE-në, OKB-në dhe Turqinë”, është shprehur Fikrim Damka, pas takimit me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. /Indeksonline/

Leave a Reply