Turqia sjellë trupa shtesë në Kosovë

0
128

Turqia po planifikon të sjellë trupa shtesë në Kosovë gjatë së dielës dhe të hënës në përgjigje të kërkesës së NATO-s për t’iu bashkuar forcës paqeruajtëse të aleancës KFOR pas trazirave në veri të vendit.

Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar të shtunën se do ta sjellë një batalion, duke mos bërë të ditur se sa do të jetë numri i tyre, raportoi Reuters.

Në deklaratën e lëshuar, ministria bëri thirrje për përmbajtje dhe dialog konstruktiv për të zgjidhur krizën, që sipas saj, mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Njësia jonë e caktuar (një batalion komando) është planifikuar të dislokohet në Kosovë më 4-5 qershor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në dhunën e përdorur të hënën nga protestuesit të hënën në tri komunat veriore, mbetën të lënduar 30 paqeruajtës. Dhuna e shtyu NATO-n të njoftonte se do të dërgonte mbi 700 trupa shtesë.c

Leave a Reply