Trump: Shpresoj që Rusia të bëjë gjënë e duhur lidhur me Ukrainën

0
65

Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se i dërguari i tij i posaçëm amerikan Steve Witkoff po zhvillon bisedime serioze me Rusinë lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë.

Shpresojmë se ata do të bëjnë gjënë e duhur“, u tha Presidenti Trump gazetarëve gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

Presidenti Trump tha se nuk mendon se Rusia do të sulmojë aleatët e Shteteve të Bashkuara

Kjo nuk do të ndodhë. Ne do të sigurohemi që kjo të mos ndodhë“, tha ai.

Zoti Witkoff do të takohet me zotin Putin të enjten në mbrëmje, njoftuan mediat amerikane, duke cituar gazetën shtetërore ruse të lajmeve ‘Izvestia’./VOA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here