Putin “pro” armëpushimit, por thekson se duhen diskutuar çështje serioze – sinjalizon edhe telefonatën me Trump

0
63

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia është teknisht “për” propozimin për ndërprerjen e zjarrit në Ukrainë.

Megjithatë, ai ka theksuar se ky qëndrim ka shumë “nuanca” dhe “çështje serioze” që duhet të zgjidhen para se propozimi të mund të shkojë përpara, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Putin ka deklaruar se ndërprerja e zjarrit duhet të “çojë në një paqe të qëndrueshme dhe të heqë shkaqet themelore të kësaj krize,” gjë që mund të sugjerojë kërkesat maksimale të Rusisë ndaj Ukrainës dhe SHBA-së për një mjedis më të gjerë të sigurisë në Evropën Lindore.

Po ashtu, ai ka thënë se armëpushimi nuk duhet të përdoret për të armatosur përsëri ukrainasit për të mobilizuar më shumë trupa dhe për t’u përgatitur për përplasje të tjera.

Ai gjithashtu listoi disa çështje praktike, përfshirë zgjidhjen e “invazionit” ukrainas në rajonin rus të Kurskut dhe mbikëqyrjen e shkeljeve të mundshme.

Putin sugjeroi se do të duhet të negociojë çështjet që mbeten “me kolegët dhe partnerët tanë amerikanë,” duke sugjeruar “ndoshta një telefonatë me Presidentin Trump.”/Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here