Tri të përbashkëta djallëzore e atyre që mundohen t’i baltosin vlerat e UÇK-së!

0
503

Lufta e armatosur çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998-1999 tashmë njihet si një nga luftrat më të suksesëshme guerile nē historin me të re botërore.

Realizimi i qëllimit të kësaj lufte, përmes metodave dhe mjeteve që ka përdoruar me mjeshtëri UÇK-së në taktikat e saj për liri, jo që i kanë pëlqyer të gjithëve edhe në botën “demokratike” dhe mos të flasim për botën sllave dhe argatët e tyre në Kosovë!

Shumë vende nëpër botë, disa edhe në kontinentin e Evropës kanë probleme të brendëshme me shkeljen e të drejtave elementare të popujve (pakicave kombëtare), prandaj me vetëdije përfaqsuesit e tyre politik e institucional janë rreshtuar kundër suksesit të luftës së UÇK-së, e cila herët apo vonë ka me u marrur si model i suksesēshëm historik i luftës për liri.
Nga droja e këtij fakti të pakonteshtueshëm historik të UÇK-së, disa vende janë bërë pjesë e betejës poltike e diplomatike që përmes gjykatës së Hagës të njëllosin vlerat çlirimtare të UÇK-së, me iden për ta parandaluar modelin e suksesëshëm të kësaj lufte në vendet e tyre!

Serbia duke ditur se është fajtore për gjenocidin në Kosovë, me ndihmën e Rusis, duke përdorur një senator zvicerran (Dick Marty) dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës arriti të miratoj një “Rezolutë” në Këshillin e Evropës, me fakte e dosje të fabrikuara nga shërbimet sekrete serbe dhe argatët e tyre në Kosovë për ta njëllosur luftën e UÇK-sē dhe bartësve të saj!
Idea e Serbis dhe mbështetësve të saj është që mundësishtë ta kriminalizoj luftën çlirimtare të UÇK-së, dhe ta barazoj me luftën gjenocidale që ka bërë vetë në Kosovë, për me mujtë pastaj me përfituar diçka nga humbja dhe goditja e madhe që ka marrur nga lufta e lavdishme e UÇK-së.

Albin Kurti dhe sekti i tij politik, për arsye të apetiteve të tepruar për pushtet, duke i kamufluar edhe agjendat e dyshimta të atyre që janë nën ombrellën e tyre, po zhvillojn nje fushatë të poshtër
kundër vlerave të luftës çlirimtare, duke u “arsyetuar” se po i luftojn individët që sipas logjikës së tyre të sëmurë nuk përfaqësojn UÇK-së, pa çka se ata e kanë udhëhequr këtë ushtri në luftën për liri.
LVV dhe ata që ju është bërë lavazh trurit, nuk janë edhe tepër naiv sa të mos tē dijn ta ndajn “individin” e luftës dhe të politikës, mirpo dallimin nuk e bëjn më qëllim për arsye të manipulimit me “masat” duke sulmuar “individin” e politikës me origjin nga UÇK-së, pa bërë ndarje, që të sulmojn përmes kësaj edhe lavdin dhe misionin e luftës për liri, duke u munduar t’i plotësojn ëndërrat për pushtet dhe detyrat e patronëve dhe financuesve të tyre!

Shkruan: Zafir BERISHA

Leave a Reply