“Transferimi i Mbappe nuk është diçka e zgjuar”, Ratcliffe: United ka shpenzuar më kot!

0
138

Sir Jim Ratcliffe, është tashmë bashkëpronar i Manchester United dhe ka nisur nga puna për të ndryshuar atmosferën në klubin anglez.

Biznesmeni i suksesshëm së fundmi shprehet se United nuk do të bëjë shpenzime marramendëse si transferimi i Kylian Mbappe apo Jude Bellingham pasi klubi në të kaluarën ka harxhuar shumë para. Sipas Ratcliffe më e rëndësishme se transferimi i disa emrave të bujshëm, do të jetë strukturimi i klubit dhe vendosja e njerëzve të duhur në pozicionet e duhura.

“Bellingham? Ai është një futbollist i madh, por nuk është objektivi ynë. Zgjidhja nuk është të shpenzojmë shumë para për disa lojtarë të mëdhenj. Nëse shikoni 10 vitet e fundit, klubi ka shpenzuar pa masë. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të vendosim njerëzit e duhur në vendet e duhura, duke menaxhuar dhe organizuar klubin.

Ne duhet të sigurohemi që të bëjmë vlerësimet e duhura dhe më pas të gjejmë lojtarë të rinj. E njëjta histori edhe për Mbappe. Më mirë të punojë dhe të zbuloj “Mbappen” e radhës, në vend që të shpenzoj një pasuri të tërë për ta transferuar atë. Nuk është aq e zgjuar të blesh Mbappe”, u shpreh Ratcliffe./SS

Leave a Reply