Totaj i kundërpërgjigjet Haskukës: Postit HARAM i erdhi fundi. Populli thotë “Zullumi këputet prej së trashi”

0
371

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur të parit të Prizrenit, Mytaher Haskukës, pas kritikave që i bëri ky i fundit ndaj kuvendarëve opozitar gjatë ditës së djeshme.

Haskuka në një video të publikuar në facebook ka thënë se opozita në Kuvendin e Prizrenit ka bllokuar çdo iniciativë që ka të bëjë për të mirën e komunës tonë dhe në tre vitet e fundit asnjëherë nuk e kanë votuar rishikimin e buxhetit.

E pas këtyre deklaratave sot ka reagur kandidati për Kryetar të Prizrenit, nga radhët e PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

Reagimi i plotë i Totajt:

I trembur nga ofrimi i zgjedhjeve dhe nga kritikat për dështim, kryetari Haskuka paska kritikuar kuvendarët e opozitës! Si zakonisht ka provuar t’i fajësojë të tjerët, në stilin SULMI MBROJTA MË E MIRË.

Dështaku Mytë, që tashmë publikisht nuk e ka as përkrahjen e partisë së tij, Vetëvendosje!, paska menduar ta ketë përkrahjen e opozitës, të cilën nuk e ka vlerësuar! Për katër vjet, sa e mori në qafë Prizrenin me dështimet e vazhdueshme, ky nuk e ka mësuar as rolin e opozitës. Pa e ditur rëndësinë e saj e të numrave në Kuvendin Komunal, Myta u tregua MOSMIRËNJOHËS kur e prishi koalicionin me partnerët e tij, LDK-në e NISMËN, që e ndihmuan ta realizojë të pabesueshmen, për t’u ulur në karrigen e kryetarit.

Por, i gjithë Prizreni e di, se ai ishte vetëm një turist “kryetar”, pasi kryetar i vërtetë ishte SHEFJA.
Myta prej kohësh ka mbetur i vetëm. Se ka as përkrahjen e shoqërisë civile e medieve të pavarura e profesionale, pasi vazhdimisht është kritikuar prej tyre.

Postit HARAM i erdhi fundi. Populli thotë “Zullumi këputet prej së trashi”. Këtë tashmë e ka kuptuar edhe Vetëvendosje në Prizren.

Ndonëse duket qesharak, Myta ia ka ngritë buzëqeshjen liderit të partisë së tij, Kurtit, pasi e ka vënë në sfidë, meqenëse e ka të vështirë ta pranojë dështimin e axhami qeverisjes së partisë në Kryeqytetin Historik e Shpirtëror dhe të traditës.

A ka pasur Prizreni ndonjëherë DËSHTIM më të madh, se sa këto 4 vjet, të kësaj kohe të HIQ-it?! Këtë s’do ta harrojmë!

Prandaj, KA ARDHUR KOHA, që sa më parë përmes VOTËS, Prizreni ta ndërrojë formën e qeverisjes.

Në fund s’ka nevojë për ndonjë koment tjetër, pos kundërpërgjigjen ndaj Dështak Mytës, ta mbylli duke kujtuar deklarimin e Asamblistëve të Vetëvendosjes në organin më të lartë të Prizrenit, në Kuvend, kur kryetarit të tyre, publikisht i thanë “TURP TË KESH”!

Leave a Reply