Thaçi e Hoti kujtojnë komandant Kumanovën

0
516

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Kosovës, Avdull Hoti,kanë kujtuar komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ismet Jashri-Kumanova.

Në 22 vjetorin e rënies së komandant Kumanovës, Thaçi ka thënë se Kumanovavdhe bashkëluftëtarët e tij të guximshëm ishin përherë në ballë të betejave për liri dhe se heroizmi i tyre ishte burim frymëzimi për ushtarët e UÇK-së.

“Nderime të përjetshme për Ismet Jasharin – Kumanovën dhe për bashkëluftëtarët e tij, Habib Zogajn, Nuhi Mazrekun, Gani Kastratin dhe Afrim Buçajn, që ranë heroikisht më 24 dhe 25 gusht 1998, duke e mbrojtur atdheun. Komandant “Kumanova” dhe bashkëluftëtarët e tij të guximshëm ishin përherë në ballë të betejave për liri dhe heroizmi i tyre ishte burim frymëzimi për ushtarët e UÇK-së. Në nderim të jetës dhe veprës së heroit Ismet Jashari, brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut me krenari e barti emrin e tij deri në përfundimin e luftës”, ka shkruar Thaçi.

Nderime ndaj veprës së komandant Kumanovës ka shprehur edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Sot bëhen 22 vite nga rënia e Heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova. Lufta jonë ishte dhe mbetet e drejtë, pasi që ishte luftë për liri dhe pavarësi. Vepra e heroit Ismet Jashari – Kumanova do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për vendin tonë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Leave a Reply