“Telefononi Cityn”, Guardiola i “prerë” për të ardhmen e Haaland: Nuk zgjidhet asgjë nga mediat!

0
168

Erling Haaland në më shumë se një rast është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Mediat britanike pretendojnë se norvegjezi është i pakënaqur me stilin e jetës në Angli, madje shprehen të sigurta se përfaqësuesit e kanë këshilluar të largohet nga City drejt Madridit si e vetmja mënyrë për të marrë peshë në futbollin botëror. Zëra këto të cilat duket se kanë nervozuar trajnerin Pep Guardiola, që i pyetur mbi të ardhmen e sulmuesit, deklaroi se ajo është diçka që nuk zgjidhet në media.

“Kush e kërkon Haaland le të vijë dhe të prezantojë një ofertë. Mendoni se kjo çështje zgjidhet nëpërmjet mediave, në varësi të rasteve që një gazetar nis e shkruan për Haaland? E ardhmja e Haaland zgjidhet në klub.

Mbetet për t’u parë nëse klubi do t’i ofrojë ose jo rinovimin, nëse lojtari e pranon ose jo ofertën për të rinovuar. Varet nëse mbërrin një ofertë zyrtare dhe nëse klubi e pranon ose jo atë. Këto janë format mbi të cilat zgjidhet e ardhmja e një lojtari. Nëse dikush kërkon Haaland, e ka shumë të lehtë, le të telefonojë Cityn. Nuk kuptoj pse e komplikoni kaq shumë”, u shpreh Guardiola./SS

Leave a Reply