Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot do të vazhdojë seanca gjyqësore lidhur me rastin e vdekjes tragjike të të riut Auron Thaqi. Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit, të cilët janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Auron Thaqi ndërroi jetë më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë. Ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pavarësisht trajtimit mjekësor.
Në njëvjetorin e vdekjes së të birit, nëna e Auron Thaqit kishte rrëfyer në Klan Kosova se si e kishte pranuar lajmin e trishtë për humbjen e tij. Me atë rast, ajo kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.















































