Vendimi i Juventusit për të mos e përfshirë Edon Zhegrovën në listën për Ligën e Evropës po shihet gjithnjë e më shumë si gabim, raporton mediumi italian “TuttoJuve”.
Paraqitjet e mira të kosovarit dhe përmirësimi i tij që nga fillimi i sezonit kanë rritur vlerësimin për të te bardhezinjtë.
Ndërkohë, lëndimi i Francisco Conceiçãos mund t’i japë Zhegrovës më shumë hapësirë dhe mundësi për të luajtur nga minuta e parë në Serie A.
Tashmë, sulmuesi kosovar synon ta shfrytëzojë këtë rast për të dëshmuar vlerat e tij dhe për të fituar një rol më të rëndësishëm në skuadrën torineze./04 Online/















































