Sara Gjordeni zbulon vështirësitë e shtatzënisë së dytë: Lodhem pas 14 hapash

0
53

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka ndarë me ndjekësit disa nga vështirësitë që po përjeton gjatë shtatzënisë së dytë, duke i shoqëruar rrëfimet e saj me humor.

Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka treguar se lodhja e vazhdueshme dhe shqetësimet fizike po ia vështirësojnë përditshmërinë gjatë kësaj periudhe.

Në një prej postimeve në Instastory, Sara ka treguar se tashmë edhe aktivitetet më të thjeshta po i kërkojnë më shumë përpjekje.

“Zyrtarisht në fazën ku lodhem pas 14 hapash, dhe s’kam më frymë vetëm pse shkoj të mbush një gotë ujë. Burrat janë me fat”, ka shkruar ajo me humor.

Krahas lodhjes, ish-banorja ka zbuluar se po përballet edhe me djegie të stomakut, shqetësim që, sipas saj, ka nisur që në muajin e dytë të shtatzënisë.

Sara ka bërë shaka edhe me pritjen deri në lindjen e foshnjës, duke lënë të kuptohet se mezi po pret ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë.

“Më duket sikur kanë ngelur edhe 129 muaj”, ka shkruar ajo, duke shprehur padurimin në mënyrë humoristike.

Pavarësisht shqetësimeve fizike, Gjordeni duket se po përpiqet ta përjetojë këtë periudhë me pozitivitet dhe vetëironi, duke ndarë me ndjekësit edhe anën më sfiduese të pritjes së ëmbël.