Susuri: Ndihem krenare që për herë të dytë jam përfituese e bursës olimpike

0
192

Ndër 31 bursistë që do të mbështeten nga Komiteti Olimpik i Kosovës, është edhe talentja e madhe, 18 – vjeçarja Sara Susuri, anëtare e klubit atletik Prizreni dhe reprezentuese e Kosovës.

Susuri garon në tri disiplina, 100, 200 e 400 metra.

Ajo ndihet krenare që për herë të dytë është fituese e bursës olimpike, kjo e motivon edhe më shumë për punë e suksese. 

Atletja prizrenase është edhe rekordmene në disiplinën 100 metra.

“Ndihem krenare që për herë të dytë jam përfituese e bursës olimpike.

Kjo nuk është privilegj por një përgjegjësi më e madhe për të ardhmen.

Në vitin 2022 me punën e bërë bashkë me trajnerin Bajram Duja, të cilin e falënderoj shumë, kemi arritur t’i përmirësojmë rekordet kombëtare në 100 dhe 200 metra, si dhe rekordin tim personal në 400 metra.

Puna do të vazhdoj deri sa ta arrimë objektivin, pjesëmarrje në Lojërat Olimpike në të ardhmen”, thotë Susuri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Leave a Reply