Fitorja 13-0 nuk e shpëton trajnerin, Valenciennes e shkarkon

0
143

Pierre Blois është shkarkuar nga Valenciennes, pavarësisht fitores historike 13-0 ndaj CS Habarcq në Kupën e Francës.

Rezultatet e dobëta në kampionat i kushtuan vendin e punës trajnerit, pasi Valenciennes renditet në vendin e 15-të në Ligue 3, me vetëm dy fitore në nëntë ndeshje.

Skuadrën do ta drejtojë përkohësisht Samuel Goethals, me ndihmën e Rudy Mater./04 Online/