Kylian Mbappé është vetëm një ndeshje larg arritjes së kuotës prej 100 paraqitjesh në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi francez ka zhvilluar deri më tani 99 ndeshje në këtë garë, nëntë me Monacon, 64 me Paris Saint-Germainin dhe 26 me Real Madridin.
Nëse aktivizohet në ndeshjen e ardhshme kundër Romës, Mbappé do të arrijë shifrën historike dhe mund të bëhet lojtari më i ri që regjistron 100 paraqitje në garën më prestigjioze evropiane për klube./04 Online/















































