Demantohet lajmi për arin në Slivovë: Aty llogaritet se janë rreth 2,800 kg ari

0
214

Hulumtimet e një kompanie kanadeze kanë nxjerr në pah se në fshatin Slivovë të Prishtinës ka ari, por jo në sasinë që është publikuar gjatë ditës nëpër media.

Mentor Demi, menaxher i kompania kanadeze, ‘Western Tethyan Resources’ ka dalë në përfundim se në këto hapësira gjenden rreth 640 mijë tonë xehe të arit.

“Resurset e shfrytëzuara në këtë studim janë nga hulumtimet e mëhershme dhe janë në nivel të ulët të besueshmërisë. Mirëpo, si të tilla janë përllogaritur rreth 640 mijë ton xehe të arit” – tha menaxheri i kompanisë, Mentor Demi për KALLXO.com.

Ai ka shpjeguar se mesatarja arit që nxjerrët nga një ton xehe, është vetëm 4.8 gram.

“Mesatarja e arit në ton është 4.8 gram (që i bie) nga 640 mijë ton xehe janë rreth 2 mijë e 800 kilogram ari” – tha Demi për KALLXO.com.

Projekti më herët është hulumtuar nga kompania kanadeze ‘Avrupa Minerals’, ndërsa kompania ‘Western Tethyan Resources’ është në fazën e blerjes së projektit.

Demi ka thënë se aktualisht licenca është vetëm hulumtuese.

“Licenca është licencë hulumtuese, jo eksploatuese. Projekti shtrihet në katër komuna, Prishtinë, Artanë, Lipjan dhe Gjilan” – ka bërë të ditur Demi.

Sipas tij, pasi që projekti është në fazën e hulumtimit, ende nuk dihet për vlerën e saktë të investimit, mirëpo Demi thekson se sipas studimit konceptual në resurset aktuale ka treguar se ka kosto të ulët të investimit.

Leave a Reply