Real Madridi është pranë arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës me portierin belg Thibaut Courtois deri më 30 qershor 2028, raporton gazeta spanjolle “Marca”.
Kontrata aktuale e 34-vjeçarit përfundon në vitin 2027, por drejtuesit madrilenë synojnë ta mbajnë edhe për një sezon tjetër në “Santiago Bernabeu”.
Courtois iu bashkua Real Madridit në vitin 2018 dhe që atëherë është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, duke ndihmuar klubin të fitojë tre tituj të La Ligës dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve./04 Online/














































