Sulmohet dhe therret me thikë një person në Prizren

0
336
Foto: Ilustrim

Rastet kur qytetarët e vendit kërkojnë ndihma mjekësore për arsye të ndryshme janë të përditëshme.

Gjatë ditës së dielë në Prizren një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therrur me thikë në këmbë nga njëri prej tre personave të dyshuar që e kishin sulmuar viktimën në rrugë, shkruan SuharekaOnline.

Kështu po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ku thuhet se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori dhe që tashmë rasti është në procedurë hetimore.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR Prizren  06.11.2022 – 20:15. Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore për shkak se ishte therur me thikë në këmbë nga njëri prej tre personave të dyshuar që e kishin sulmuar në rrugë. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply