Stresi po ju ndikon në shëndetin e stomakut? Mësoni ç’duhet të bëni

0
377

Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit. Nëse përpiqeni ta ‘hani stresin me bukë’ ushqyesit e produkteve në pjatën tuaj nuk do të përputhen siç duhet. Stresi kronik mund të ndryshojë lëngjet gastrike që prodhohen në stomak, qarkullimin e gjakut, lëvizshmërinë e zorrëve, përshkrueshmërinë e mukozës në stomak dhe ndjeshmërinë e tij.

Stresi ka ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin tretës. Kur stresi godet, zorrët nuk përthithin ushqyesit, nuk përcjellin oksigjen dhe gjaku qarkullon 4 herë më pak në pjesët e aparatit tretës. Për më tepër sekretimi i enzimave ulet me 20,000 herë. Më poshtë do të gjeni disa këshilla fantastike që promovojnë shëndetin e stomakut dhe mirëqenies.

Çfarë duhet të bëni për një stomak të shëndetshëm
Përpiquni të mos stresoheni

Neuronët në murin intestinal shpërndajnë të gjitha informacionet e nevojshme. Kjo nxjerr në pah një lidhje të fortë mes trurit dhe stomakut, rrjedhimisht impaktin e stresit në këtë organ. Kur jeni të stresuar, truri i dërgon stomakut mesazhe në formën e lëndëve kimike që shpërqendrojnë punën e stomakut. Një stomak i shëndetshëm ka nevojë gjithashtu për qetësi, terapi aromash, stërvitje, ushqyerje të mirë dhe mbi të gjitha shumë të qeshura. E qeshura të zgjat jetën dhe mjekët mendojnë se e qeshura largon edhe stresin, duke prodhuar endorfina dhe duke ulur hormonin e stresit. Stomaku do t’ju falenderojë dhe bakteret e mira do të punojnë për mirëqenien tuaj.

Shmangni përdorimin e tepërt të antibiotikëve
Antibiotikët shkatërrojnë bakteret e mira për të cilat kemi nevojë, bashkë me bakteret e dëmshme që na sëmurin. Kjo prishje e harmonisë së brendshme shkakton probleme me larminë e baktereve në organizëm dhe ka një ndikim të rëndësishëm në shëndet.

Përfshini më shumë ushqime të fermentuara në ushqyerjen tuaj
Ushqimet e fermentuara prodhojnë baktere të mira, por sigurohuni që t’i prodhoni vetë ushqimet e tilla.
Ushqimet e blera në dyqane janë të pasterizuara, që do të thotë se shkaktojnë më shumë dëm se sa bëjnë mirë.
Disa prej ushqimeve të pasterizuara që rekomandohen për një stomak të shëndetshëm përfshijnë:

– Lakrën turshi
– Turshitë
– Kosin
– Salcën e kosit dhe të sojës

Hani më pak sheqer të rafinuar
Sheqeri i rafinuar shkakton një sërë problemesh siç janë inflamacioni, shtimi në peshë dhe prishja e ekuilibrit hormonal. Për më tepër, ky sheqer nxit formimin e baktereve të këqija dhe lëndon balancën e florës intestinale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here