Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Franceska Murati, ka ndarë me ndjekësit rutinën e saj ushqimore dhe mënyrën se si kujdeset për trupin.
Përmes një bashkëbisedimi në Instagram, ku u dha mundësinë ndjekësve t’i drejtonin pyetje, Franceska tregoi se preferon një regjim të bazuar kryesisht në ushqime natyrale dhe sa më pak të përpunuara.
E pyetur se çfarë konsumon për ta mbajtur trupin në formë, ajo zbuloi se praktikon agjërimin me ndërprerje (intermittent fasting).
Sipas saj, vaktin e fundit të ditës e konsumon rreth orës 19:00, ndërsa të parin të nesërmen rreth orës 11:00 ose 12:00.
Gjatë mëngjesit, përpara vaktit të parë, Franceska preferon të pijë kafe pa qumësht dhe shumë ujë.
Sa i përket ushqimeve, ajo tha se i jep përparësi burimeve të proteinave, si mishi, vezët dhe kosi, të cilat i shoqëron me perime dhe fruta.















































