Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Gani Gërmia, emri i vërtetë i të cilit është Visar Dërmaku, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim nga ambientet e televizionit Klan Kosova.
Në prag të sezonit të ri televiziv, Ganiu ka publikuar një fotografi ku shihet me një gotë në dorë pranë ambienteve të televizionit, duke e shoqëruar me një mbishkrim në stilin e tij karakteristik.
“Fol çka je tu lyp n’Klan, lëre gotën o fukara”, ka shkruar ai.
Postimi ka nxitur kureshtje dhe spekulime te ndjekësit, të cilët kanë ngritur pyetjen nëse vizita e tij lidhet me ndonjë angazhim të mundshëm televiziv.

Megjithatë, Ganiu nuk ka dhënë detaje për arsyen e vizitës dhe as nuk ka konfirmuar nëse është në bisedime për ndonjë projekt të ri.
Prania e tij në Klan Kosova, pikërisht në periudhën kur televizionet po përgatiten për sezonin e ri, ka mjaftuar për të shtuar interesimin rreth hapit të tij të radhës.
Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një vizitë të zakonshme apo për një rikthim të mundshëm të Gani Gërmisë në ekran.















































