Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku, i cili ra në detyrë në sulmin terrorist të Banjskës tri vjet më parë.
Ambasada gjermane, derisa kujtoi trevjetorin e këtij sulmi, kërkoi që autorët të mbahen përgjegjës dhe drejtësia të vihet në vend pa vonesa.
“Sot shënohen tre vjet nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit ende nuk është mbajtur përgjegjës. Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend pa vonesa të mëtejshme”.
Edhe ambasada të tjera në vend kanë kujtuar sot sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke kërkuar po ashtu që përgjegjësit të sillen para drejtësisë nga autoritetet serbe.














































