Trajneri suedez: Do të jetë vështirë ndaj Kosovës

0
130

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, ka parashikuar vështirësi ndaj Kosovës, ndërsa duke u ndalur te Arbër Zeneli, i cili kishte luajtur më parë te Suedia, ka thënë se ka respekt për të.

Ai ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme. 

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Kosova ka lojtarë të mirë dhe të shpejtë dhe duhet të luajmë më mirë sesa kemi luajtur para disa ditësh në mënyrë që të marrim rezultat”, ka thënë Andersson. ““Nuk mendoj për pikën e fortë të Kosovës. Nuk mendoj për dobësitë. Ata kanë lojtarë të mirë dhe të shpejtë. Rëndësi për ne është që duhet të jemi të fortë në mbrojtje dhe të shfrytëzojmë rastet”.

Andersson ka folur edhe për Arbër Zenelin, që dikur ishte pjesë e grupmoshave të reja të Suedisë.

“Ai është një lojtar i mirë, por shpresoj që ai të mos jetë aq i mirë nesër”, përfundoi trajneri i Suedisë.

Ndeshja e Suedisë ndaj Kosovës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply