Sot kthjellët, por ende mjaft ftohtë

0
121

Me kthjellime parashihet dita e enjtë, por se mbetet edhe më tutje mot i ftohtë. Temperaturat minimale pritet të zbresin në -8C deri -4C, e ato maksimale në pjesë ku do të ketë intervale më të gjata me diell mund të shkojnë deri në 2C e 4C.

Rrebeshe të shkurta bore mund të priten në pjesë të vendit ditën e premtë me kalimin e një fronti të ftohtë përgjatë rjaonit, e temperaturat maksimale mbesin të ulëta në 0C e 1C. Vransirat pritet të shpërndahen ditën e shtunë, e të dielen të ketë kthjellime, me temperatura maksimale që shënojnë rritje deri në 5C.

Të hënën vransira përfshinë vendin e priten kushte edhe për të reshura bore, që gjatë ditës me rritje të temperaturës të përzien edhe me shi.

Niveli i ndotësve ajror mund të jetë më i rritur ditëve të ardhshme, sidomos orëve të mbrëmjes kur indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta, derisa gjatë ditës me kushte më të mira të qarkullimit ajror, do të jetë në vlera të pranueshme apo edhe të mira, njofton Prishtina Weather.

Leave a Reply