Spanja dhe Argjentina do të përballen sonte në finalen e Kupës së Botës 2026, në një duel që nis në orën 21:00 dhe pritet të mbajë të gozhduar miliona tifozë në mbarë botën.
Finalja do të zhvillohet në New York New Jersey Stadium në East Rutherford, ku dy kombëtaret do të kërkojnë trofeun më prestigjioz në futboll.
Argjentina hyn në këtë sfidë me synimin për të mbrojtur titullin e kampionit të botës dhe për të shkruar një tjetër kapitull historik. Ndërkohë, Spanja synon rikthimin në majën e futbollit botëror dhe fitimin e Kupës së Botës për herë të dytë në histori.
Të dyja skuadrat siguruan finalen pas paraqitjeve të forta në fazën me eliminim direkt, duke kaluar kundërshtarë të vështirë dhe duke dëshmuar se janë dy ekipet më të mira të këtij Botërori. Finalja pritet të jetë një përballje spektakolare mes dy gjigantëve të futbollit.















































