Simmons: Ka disa javë që i kam shkruar Kurtit, por asnjë fjalë nga ai

0
289

Ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka thënë se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me letrën që ia ka dërguar atij para disa javësh, e në të cilën ka listuar një sërë skandalesh që sipas tij e kanë karakterizuar misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë

Simmons ka shkruar në Twitter se Kurti e ka pranuar letrën e tij që disa javë, por nuk i ka kthyer asnjë përgjigje, raporton Gazeta Express.

“Z. Kurti e ka pranuar letrën dhe deklaratën time para disa javësh. Ka pasur shumë komente nga mediat në Kosovë, por asnjë fjalë nga Z. Kurti. Koha do ta tregojë”, ka shkruar Simmons.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3R3ZWV0X2VtYmVkX2NsaWNrYWJpbGl0eV8xMjEwMiI6eyJidWNrZXQiOiJjb250cm9sIiwidmVyc2lvbiI6Mn19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1406609389411254275&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsimmons-ka-disa-jave-qe-i-kam-shkruar-kurtit-por-asnje-fjale-nga-ai%2F&sessionId=18a63cce475dca0f9ee37c646407c5f54e692780&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=82e1070%3A1619632193066&width=550px

Këto komente Simmons i ka bërë teksa i ka replikuar dikujt që thoshte se Kurti ka detyrë të vështirë për ta ndryshuar sistemin, që sipas saj, ka kultivuar gjykatës që i shërbejnë – siç thotë Kurti – regjimit të vjetër.

Simmons para disa javësh ia ka dërguar kryeministrit Kurti një letër, ku paraqet një pjesë të dëshmisë së tij mbi skandalet që thotë se e kanë karakterizuar misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Mbi këtë bazë, ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it ka kërkuar që të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës për të gjitha dëshmitë e përshkruara.

Përveç që aludon në ndikime politike, bashkëpunim të EULEX-it me Prokurorinë në Beograd, Simmons shpreh dilema edhe për punën e Gjykatës Speciale.

Sa ishte në opozitë, Kurti ishte kundërshtari më i madh i EULEX-it në Kosovë. Ai e cilësonte këtë mision si sundimtar.

“Në njërën anë EULEX-i është dashur t’i arrestoj politikanët kosovarë që kanë vjedhë e zhvatë që nga paslufta. EULEX-i është dashur t’i arrestoj strukturat paralele të Serbisë që operojnë në veri”, shprehej Kurti.

Si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti theksonte se misioni evropian vepronte në përputhje me interesat e Serbisë dhe kësisoj Serbia ishte afruar më shumë me BE-në sesa Kosova.

“EULEX-i ka mbajtur Kosovën jashtë Bashkimit Europian ndërsa ka afruar Serbinë në BE”, deklaronte Kurti.

Leave a Reply